Ndërlidhjet

Zgjidhet Qeveria e re e Maqedonisë


Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë vonë ka votuar qeverinë kalimtare, e cila do të drejtohet nga Emil Dimitriev, nga partia VMRO DPMNE.

Zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar i ka paraprirë konstatimi i dorëheqjes së kryeministrit të deritanishëm, Nikolla Gruevski, si dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendit që do të hyjë në fuqi më 24 shkurt.

Këto vendime janë marrë nga partitë në pushtet, VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Opozita kryesore maqedonase, Lidhja Social-Demokrate, ka kundërshtuar vendimet, duke paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve, të cilat, sipas partive në pushtet, do të mbahen më 24 prill.

Lidhja Social-Demokrate vlerëson se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve pa pastrimin e plotë të listës së votuesve dhe krijimin e kushteve tjera për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Por, kryeministri ri, Emil Dimitriev, ka thënë se kabineti i ri do të sigurojë kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Qeveria e re që do ta udhëheq, do të evitojë të gjitha dilemat rreth parregullsive zgjedhore. Qëllim i joni janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, qëllim që ne do ta realizojmë”, ka thënë Dimitrhiev.

XS
SM
MD
LG