Ndërlidhjet

Sulm në Pakistan, 11 të vrarë


Pakistan
Pakistan

Autoritetet në Pakistan kanë bërë të ditur se një sulm me bombë pranë një postblloku policor në veriperëndim të vendit ka lënë të vrarë 11 veta dhe të plagosur 17.

Sulmi ka ndodhur në një rrugë që çon nga qyteti i Peshauarit në provincën Khiber dhe në Afganistanin fqinj.

Iqbal Khan, zyrtar i policisë në Peshauar, ka thënë se të vrarët përfshijnë së paku pesë policë dhe një fëmijë.

Sulmi dyshohet të jetë kryer nga një sulmues vetëvrasës.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

XS
SM
MD
LG