Ndërlidhjet

logo-print

Pas heqjes së sanksioneve, Iranit i kthehen 32 miliardë $


Banka Qendrore e Iranit

Banka Qendrore e Iranit

Kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Valiollah Seif, ka thënë se Teherani do të marrë 32 miliardë dollarë nga asetet e shkrira, pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Televizioni shtetëror i Iranit ka cituar Seifin të ketë thënë se 28 miliardë dollarë, të cilat janë ngrirë jashtë shtetit si rezultat i sanksioneve, do t’i shkojnë Bankës Qendrore.

Seif ka thënë se 4 miliardë dollarë të tjerë “do të transferohen në thesarin e shtetit, si pjesë e qeverisë”.

Sankionet, e vendosura kundër Bankës Qendrore të Iranit nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë hequr më 16 janar, pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka konstuatuar se Teherani ka mbajtur premtimet e veta në bazë të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Kjo marrëveshje, e cila është arritur në korrik të vitit të kaluar, ka kërkuar nga Irani të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG