Ndërlidhjet

Sulmet në Këln, arrestohet një i dyshuar


Këln
Këln

Një azilkërkues algjerian, 26 vjeç, është i dyshuari i parë që është arrestuar për “sulme seksuale” në Këln, natën e Vitit të Ri.

I dyshuari, i cili nuk është identifikuar, është arrestuar në një strehimore refugjatësh në qytetin Kerpen, në fundjavë, kanë bërë të ditur prokurorët.

Ai po mbahet nën dyshimet se ka prekur një grua dhe i ka vjedhur asaj telefonin.

Policia në Këln është duke hetuar 21 persona për sulme, pothuajse të gjitha joseksuale.

Policia gjermane ka thënë se 121 vajza kanë raportuar nëpër stacione të ndryshme se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Incidente të ngjashme në natën e Vitit të Ri tani janë raportuar edhe në Finlandë dhe Zvicër.

Vitin e kaluar, Evropa është përballur me fluksin më të madh të refugjatëve dhe migrantëve, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 1 milion njerëz, shumica të ikur nga lufta në Siri, kanë hyrë vetëm në Gjermani.

XS
SM
MD
LG