Ndërlidhjet

Fëmijët në punë të rrezikshme, akuza për firmat e teknologjisë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka akuzuar kompanitë Apple, Samsung dhe Sony se kanë dështuar të bëjnë kontrollet themelore, për të siguruar se mineralet që përdoren në prodhimet e tyre nuk gërmohen nga fëmijët.

Në një raport për gërmimin e kobaltit në Republikën Demokratike të Kongos, Amnesty International ka thënë se fëmijë nga mosha 7 vjeç punojnë në kushte të rrezikshme.

Kobalti është përbërës jetik për bateritë e telefonave.

Amnesty International ka thënë se së paku 80 minatorë kanë vdekur nën tokë në Republikën Demokratike të Kongos, në periudhën shtator 2014 – dhjetor 2015.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF – ka thënë se rreth 40,000 fëmijë punojnë në miniera në Republikën Demokratike të Kongos

Kompanitë e teknologjisë kanë thënë se kanë politikë të zero tolerancës ndaj punës së fëmijëve.

XS
SM
MD
LG