Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhani në krizë, konsolidon sistemin bankar


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i Bankës Qendrore të Azerbajxhanit, Elman Rustamov, ka thënë se pesë ose shtatë banka në këtë vend mund të bashkohen, si pjesë e konsolidimit të sektorit bankar.

Rustamov ka thënë se Banka Qendrore tashmë ka marrë kërkesa që të miratojë disa bashkime.

Ai po ashtu ka thënë se institucionet financiare ndërkombëtare kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsolidimin e disa bankave në Azerbajxhan.

Komentet e tij vijnë në kohën kur ekonomia e Azerbajxhanit vazhdon të vuajë nga çmimet e ulëta globale të naftës, të cilat kanë bërë që monedha kombëtare e këtij vendi, manati, të zhvlerësohet ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan.

XS
SM
MD
LG