Ndërlidhjet

Bisedimet për Afganistanin do të mbahen në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë nga katër vende që po bëjnë përpjekje për gjetjen e një rruge për arritjen e marrëveshjes eventuale të paqes me talibanët në Afganistan, thonë se raundi i tretë i bisedimeve do të mbahet më 6 shkurt në Islamabad të Pakistanit.

Takimi i radhës në mes të diplomatëve nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara u konfirmua në përfundim të bisedimeve në Kabul, gjatë ditës së hënë.

Përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve në Kabul, diplomatët thanë se është bërë përparim “drejt fillimit të bisedimeve të paqes me grupet talibane”.

Por, nuk janë dhënë detaje se çfarë përparimesh janë bërë dhe nëse talibanët janë të gatshëm që të marrin pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve.

Ministri i Jashtëm afgan, Salahuddin Rabbani, u ka bërë thirrje të gjitha fraksionevce të talibanëve që të marrin pjesë në bisedime.

Mospjesëmarrja e tyre në bisedime, sipas tij, dëshmon që talibanët nuk janë të interesuar për paqe.

XS
SM
MD
LG