Ndërlidhjet

Lideri i Iranit kërkon vigjilencë nga zyrtarët e Teheranit


Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje zyrtarëve në Teheran që të kenë vigjilencë në mënyrë që të sigurohen, që fuqitë e mëdha botërore po i përmbushin angazhimet e tyre sipas marrëveshjes bërthamore.

Në fjalimin e tij publik pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Ayatollah Khamenei, njashtu ka shprehur “pesimizmin” në lidhje me “pasqyrimin e gjendjes që është bërë nga disa zyrtarë amerikanë gjatë ditëve të fundit”. Por, në lidhje me këtë, ai nuk ka dhënë detaje.

Vërejtjet e tij të publikuara nga mediat shtetërore iraniane, janë bërë përmes një letre të cilën ai ia ka shkruar presidentit Hassan Rohani.

Një ditë pasi Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian i kanë tërhequr sanksionet ndaj Iranit të ndërlidhura me programin atomik, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar më 17 dhjetor se kanë shpallur sanksione të reja kundër kompanive iraniane dhe individëve të ndërlidhur me programin raketor balistik iranian.

Sanksione janë imponuar kundër pesë shtetasve të Iranit dhe një rrjeti të kompanive me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinë, ka njoftuar të dielën Departamenti amerikan i Thesarit.

Teherani i ka quajtur “të paligjshme” sanksionet e reja amerikane.

XS
SM
MD
LG