Ndërlidhjet

Në Afganistan burri ia pret hundën gruas


Gruaja afgane, Reza Gul, në spitalin e provincës Faryab
Gruaja afgane, Reza Gul, në spitalin e provincës Faryab

Zyrtarët nga provinca veriperëndimore afgane Faryab, thonë se një gruas së re nga një fshat i largët, bashkëshorti ia ka prerë hundën.

Fotografia e gruas me hundë të prerë ka ngjallur zemërim të madh në internet në Afganistan, ndërsa aktivistët kanë kërkuar që të dënohet sulmuesi.

Zyrtarët e spitalit në kryeqytetin provincial Maymana, thonë se 22 vjeçarja Reza Gul, është sjellë në spital të hënën pas sulmit kundër saj.

Punonjësit e spitalit po bëjnë përpjekje që ta rregullojnë çështjen e transportit, në mënyrë që gruaja të dërgohet për shërim në Turqi.

Burri i Reza Gul, 25 vjeçari Mohammad Khan, ka ikur nga fshati që nga momenti i sulmit ndaj gruas.

Dhuna ndaj gruas është e përhapur në Afganistan.

Hafizullah Fetrat, udhëheqës i të drejtave të njeriut në provincën Faryab, thotë se dhuna në këtë provincë vetëm gjatë vitit të fundit, është rritur 30 për qind.

XS
SM
MD
LG