Ndërlidhjet

Obama sot takon kryeministrin australian


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë ditës së martë do ta përshëndet liderin e parë të huaj për këtë vit.

Obama në Shtëpinë e Bardhë pritet të takohet me kryeministrin australian, Malcolm Turnbull, me të cilin do të bisedoj rreth luftës ndaj Shtetit Islamik si dhe për një marrëveshje të tregëtisë të 12 vendeve, ku janë të përfshira edhe vendet e tyre.

Çështjet e tjera globale, rajonale dhe dypalëshe, janë gjithashtu pjesë e agjendës.

Vizita e sotme në SHBA për Turnbull është vizita e parë që nga marrja e detyrës në shtator të vitit të kaluar.

Ata do të takohen në zyrën ovale derisa do të pasoj një drekë pune mes dy liderëve.

Australia është në mesin e 40 vendeve që SHBA iu ka bërë presion për ta shtuar kontributin e tyre ushtarak në Siri dhe Irak, në luftën ndaj grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG