Ndërlidhjet

Talibanët zotohen për marrje të territorit në Helmand


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga Afganistani thonë se talibanët në jugperëidnim, kanë kërcënuar sor se do t’i marrin nën kontroll tri rrethe strategjike në provincën Helmand.

Luftimet e ashpëra në mes talibanëve dhe forcave qeveritare afgane kanë shkaktuar shqetësime në lidhje me përfitimin e territorit nga ana e talibanëve.

Shefi i policisë provinciale, Abdul Rahman Sarjang, u tha gazetarëve se qeveria në Kabul ka dërguar përforcime në Gereshk, Sangin dhe Marjeh – të gjitha në afërsi të kryeqytetit provincial Lashkar Gah.

Të gjitha këto rrethe janë në afërsi të lumit Helmand dhe janë qendra të kultivimit të opiumit.

Talibanët të cilët përfitojnë nga tregëtia e paligjshme e opiumit, e kanë rritur presionin mbi forcat e sigurisë atje. që nga tërheqja e forcave ndërkombëtare luftarake në vitin 2015.

Raportet thonë se disa luftime po zhvillohen në afërsi të autostradës kryesore që e lidh kryeqytetin jugor Kandahar me qytetin perëndimor Herat.

XS
SM
MD
LG