Ndërlidhjet

logo-print

Japonia: Rusia është “çelësi” i zgjidhjes së konflikteve


Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida

Ministri i Jashtëm i Japonisë ka premtuar gjatë ditës së sotme për vazhdimin e bisedimeve me Rusinë edhe pse mes të dyja vendeve ende nuk ekziston një traktat paqeje pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur sot në Tokio, ministri Fumio Kishida, ka thënë se Moska është çelësi për zgjidhjen e kërcënimeve ndërkombëtare që vijnë nga Siria dhe Koreja e Veriut.

Ai tha se mosmarrëveshjet territoriale mbi ishujt në veri të kontinentit japonez e kanë penguar Rusinë dhe Japoninë që tenikisht t’iu dhënë fund armiqësive të tyre që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zoti Kishida ka thënë se një dialog diplomatik “veçanërisht në nivel politik” është i domosdoshëm, ndonëse të dyja palët po kërkojnë që të mbahen bisedime më vonë gjatë këtij viti.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është “përballur me sfida që përfshijnë Sirinë dhe Korenë e Veriut dhe roli konstruktiv i Rusisë është thelbësor në zgjidhjen e problemeve”.

XS
SM
MD
LG