Ndërlidhjet

logo-print

Pesë të vdekur nga orteku në Alpet Franceze


Ilustrim

Ilustrim

Pesë legjionarë të huaj të Francës, duke përfshirë edhe ushtarë nga Evropa Lindore, kanë vdekur si rezultat i një orteku të borës, teksa ata po stërviteshin në Alpet Franzece.

Autoritetet e atjeshme kanë njoftuar se gjashtë persona të tjerë janë lënduar.

Orteku ka ndodhur të hënën në Valfrejus, vend në të cilin 51 ushtarë po merrnin pjesë në stërvitjet trajnuese me ski.

Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar.

Autoritetet thanë sot se një nga ushtarët është francezë.

Ata nuk kanë identifikuar kombësitë e ushtarëve të tjerë, por një zyrtar francez tha se ata ishin nga Nepali dhe Evropa Lindore.

Legjioni i Jashtëm francez ëstë një degë e shërbimit ushtarak të Ushtrisë së Francës dhe rekruton ushtarë nga vende të ndryshme të botës.

Javën e kaluar, dy të rinjë që ishin në një udhëtim shkollor dhe një turist ukrainas, kanë vdekur si rezultat i ortekut në Alpet Franceze.

XS
SM
MD
LG