Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Pakistan kanë bërë të ditur se një sulm me bombë pranë një postblloku policor në veriperëndim të vendit ka lënë të vrarë 11 veta dhe të plagosur 17.

Grupi taliban nga Pakistani, Tehrik-e-Taliban, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi ka ndodhur në Jamrud, një rrugë që çon nga qyteti i Peshauarit në provincën Khiber dhe në Afganistanin fqinj.

Sulmi ka ngjarë gjithashtu në afërsi të një zone ku forcat e sigurisë së Pakistanit luftojnë ndaj talibanëve dhe grupeve tjera militante.

Iqbal Khan, zyrtar i policisë në Peshauar, ka thënë se të vrarët përfshijnë së paku pesë policë dhe një fëmijë.

Sulmi dyshohet të jetë kryer nga një sulmues vetëvrasës.

Munir Khan, një zyrtar i qeverisë lokale, tha se sulmuesi ishte hipur në një motor dhe është përplasur me pikën e kontrollit të policisë.

XS
SM
MD
LG