Ndërlidhjet

Një aktivist opozitar rus futet në listën e të kërkuarve


Aktivisti Vladimir Ioinov, gjatë protestave në Moskë
Aktivisti Vladimir Ioinov, gjatë protestave në Moskë

Një aktivist i opozitës ruse i cili ishte personi i parë i akuzuar sipas një ligji të ri mbi protestimin në Rusi, është shtuar në listën e personave të këruar.

Avokatja e Vladimir Ionov, Olga Dinze, tha sot se Gjykata e Qarkut në Moskë e ka rikthyer rastin e klientit të saj në prokurori dhe ai tashmë është person i kërkuar.

Ionov, 76 vjeçar, nuk ka marrë pjesë në seancën ndaj tij që ishte paraparë për muajin e kaluar. Ai është i akuzuar për pjesëmarrjen në dy protesta të palejuara gjatë gjashtë muajve të fundit.

Sipas legjislacionit të ri të miratuar në vitin 2014, ai mund të dënohet me 1 milion rubla ruse (12 mijë e 600 dollarë) ose me burgim deri në pesë vjet.

Aktivistët e të drejtave të njëriut e kanë cilësuar ligjin e ri, si mjet kërcënues për goditjen e mospajtimeve.

Aktivisti i opozitës ruse, Ildar Dadin, i dënuar me tri vjet burg më 7 dhjetor, është personi i parë i dënuar sipas këtij ligji.

Mediet ruse kanë raportuar gjatë muajit të kaluar se Ionov ka ikur në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG