Ndërlidhjet

Zbulohet pllaka përkujtimore për ushtarët sllovakë të KFOR-it


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçak, zbuluan një pllakë përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë që humbën jetën në aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të KFOR-it.

Kjo ngjarje e para 10 viteve, u cilësua nga presidentja e Kosovës si humbja më e madhe e misionit të NATO-së në Kosovë.

“Ne jemi përkushtuar që të nderojmë një shtet prosperues, një Kosovë faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë, dhe sot përkundër tërë sakrificës që na është dashur ta bëjmë për të rindërtuar jetët tona dhe sfidave të shumta në rrugëtimin tonë demokratik me përkrahjen e partnerëve tanë strategjik dhe ndihmën e miqve tanë”, është shprehur presidentja.

“Këta 43 paqeruajtës dhe mijëra të tjerë që kaluan nëpër Kosovë, janë pjesë e pandashme e historisë tonë të re. Kosova gjithmonë do të jetë falënderuese për kontributin e tyre dhe këtë sakrificë sublime”, ka deklaruar Jahjaga.

Më pas, Jahjaka ka zhvilluar edhe takim të mbyllur me ministrin sllovak.

Shteti i Sllovakisë është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën e pavarur.

XS
SM
MD
LG