Ndërlidhjet

Amal Clooney, e gatshme për ta mbrojtur gazetaren Ismayilova


Gazetarja Khadija Ismayil (majtas) dhe avokatja Amal Clooney (djathtas)
Gazetarja Khadija Ismayil (majtas) dhe avokatja Amal Clooney (djathtas)

Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, ka shfaqur gatishmëri për ta marrë përsipër rastine e gazetarës nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ismaylova, një kontribuese e Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit dhe avokati i saj, kanë thënë se janë duke e konsideruar ofertën e Clooneyt.

Amal Clooney, gruaja e aktorit të Hollivudit George Clooney, viteve të fundit ka marrë përsipër disa raste të njohura në Egjipt, Armeni e Maldive.

Ajo ka mbrojtur kryesisht të burgosur që nga aktivistët e shoqërisë civile, konsiderohen të burgosur me motive politike.

Ismayilova është dënuar në shtator të vitit 2015 me shtatë vite e gjysme burgim nën akuzat që shihen si hakmarrje për shkak të raportimeve të saj në lidhje me bizneset masive të presidentit, Ilham Aliyev dhe anëtarëve të familjes së tij.

XS
SM
MD
LG