Ndërlidhjet

logo-print

Obama falënderon Australinë për kontributin kundër IS-it


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka falenderuar Australinë për aleancën “e palëkundur” dhe kontributin e rëndësishëm në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti Barack Obama është takuar sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian Malcolm Turnbull. Ky i fundit po qëndron në Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga zgjedhja e tij në muajin shtator.

Në fillim të takimit, presidenti Obama ka thënë se me kryeministrin austraian do të diskutojnë rreth operacioneve kundër Shtetit Islamik si dhe për përpjekjet kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore.

Presidenti vuri në dukje se Australia është një kontribues i rëndësishëm në koalicion, me forcën e dytë më të madhe të trupave tokësore në Irak pas Shteteve të Bashkuara.

“Australia ka qenë një anëtar i qëndrushëm dhe jashtëzakonisht efektiv i koalicionit”, ka thënë presidenti Obama.

Malcolm Turnbull, përveç me presidentin Obama, është takuar edhe me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter.

XS
SM
MD
LG