Ndërlidhjet

OKB: IS-i i mbanë afro 3,500 skllevër në Irak


Protestë kundër dhunës seksuale në Irak

Protestë kundër dhunës seksuale në Irak

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka skllavëruar afro 3,500 njerëz në Irak, përfshirë gra dhe fëmijë, theksohet në një raport të Kombeve të Bashkuara, të publikuar mbrëmë.

Në raport theksohet se grupi ektremist është përgjegjës për aksionet që mund të jenë “krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe me gjasë, gjenocid”.

“IS-i vazhdon t’i trajtoj femrat dhe fëmijët si subjekte të dhunës seksuale, veçanërisht në formën e skllavërisë seksuale”, thuhet në raporton e Misionit ndihmës të Kombeve të Bashkuara për Irakun dhe të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Në këtë dokument shkruan se së paku 18,802 civilë janë vrarë nga dhuna në Irak prej janarit të vitit 2014 e deri në tetor të vitit 2015, ndërsa 36,245 civilë janë plagosur.

OKB-ja tha se dëshmitë janë marrë direkt nga viktimat, të mbijetuarit ose dëshmitarët e dhunës së të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG