Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Së paku 21 të vrarë nga sulmi i talibanëve në universitet


Një makinë ushtarake duke hyrë në universitetin i cili ishte sulmuar nga militantët talibanë në Pakistan

Një makinë ushtarake duke hyrë në universitetin i cili ishte sulmuar nga militantët talibanë në Pakistan

Policia në Pakistan thotë se nga sulmi i talibanëve sot në mëngjes në një universitet në provincën Khyber Pakhtunkhwa, janë vrarë së paku 21 vetë, përfshirë studentët dhe personelin e universitetit, dhe se operacioni i tyre kundër militantëve ka përfunduar.

Shefi rajonal i policisë, Saeed Wazir, tha se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin studentë, që banonin në një konvikt në kompleksin Bacha Khan University në Çarsada, afro 17 kilometra në verilindje të kryeqytetit provincial, Peshavar.

Zoti Wazir nuk ka specifikuar nëse në numrin e të vrarëve janë përfshirë edhe personat e armatosur. Ushtria e Pakistanit tha se i ka vrarë këta sulmues.

Gjatë luftimeve në universitet janë dëgjuar dy eksplodime të fuqishme.

Sulmi kishte filluar sot herët në mëngjes, kur militantët kishin hapur zjarr kundër studentëve dhe mësimdhënësve në kapacitetet për shkencat kompjuterike dhe të menaxhmentit.

Grupi pakistanez, Tehrik-e-Taliban Pakistan, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG