Ndërlidhjet

logo-print

Davos: Tubim i liderëve në Forumin Ekonomik Botëror


Liderët politikë dhe biznesmenët ndërkombëtarë janë tubuar në Davos të Zvicrës, ku sot fillon Forumi Botëror Ekonomik.

Në këtë forum do të diskutohet për çështjet kritike me të cilat ballafaqohet bota gjatë viteve të ardhshme, përfshirë ndikimin e krizës së migrantëve në të ardhmen e Bashkimit Evropian, luftën kundër militantëve ekstremistë, nxehjen globale, sfidat ekonomike për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe ngadalësimi i rritjes së shkallës ekonomike të Kinës.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Cyrih sot herët në mëngjes, për bisdime me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pritet që Kerry do të kërkoj më tepër progres në zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Zoti Kerry, po ashtu, pritet të diskutoj për procesin paqësor në Siri, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Bisedimet për këtë çështje fillojnë javën e ardhshme.

Pas takimit me ministrin rus, Sergei Lavrov, John Kerry pritet tu bashkohet pjesëmarrësve në Davos.

XS
SM
MD
LG