Ndërlidhjet

Burimet: Amerikanët në Irak janë rrëmbyer nga milicia shiite


John Kirby
John Kirby

Burime qeveritare të Shteteve të Bashkuara thonë se tre shtetas amerikanë, që janë zhdukur në Bagdad javën e kaluar, janë rrëmbyer dhe po mbahen nga një milici shiite e mbështetur nga Irani, ka raportuar agjencia Reuters.

Ky informacion është bazuar në raportet nga dy burime të inteligjencës në Irak dhe dy burimeve qeveritare të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët irakianë thanë se persona të armatosur dhe të panjohur i kanë rrëmbyer tre personat më 15 janar nga një rezidencë private në qarkun Dora, në kryeqytetin Bagdad.

Ata janë qytetarët e parë amerikanë që janë rrëmbyer në Irak prej vitit 2011, kur janë tërhequr trupat amerikane.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha mbrëmë se Uashingtoni “po punon për së afërti me autoritetet e Irakut në përpjekje për të marrë më tepër informacione” për këta tre vetë.

Burime amerikane i thanë agjencisë Reuters se Uashingtoni nuk ka arsye të besoj se Teherani ishte i involvuar në rrëmbim dhe nuk beson se këta tre persona mbahen në Iran.

Raportohet se amerikanët ishin të punësuar nga një kompani që punonte me kontratë për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG