Ndërlidhjet

IS: Dy sulmues të Parisit kanë qenë irakianë


Paris
Paris

Dy nga militantët e përfshirë në sulmet terroriste në Paris, nëntorin e kaluar, kanë qenë shtetas irakianë, ka thënë grupi militant Shteti Islamik.

Zyrtarët francezë kanë indetifikuar nëntë sulmues, por ka pasur dyshime për nacionalitetin e dy personave të përfshirë në sulmet pranë stadiumit të futbollit.

Pretendimi i të ashtuquajturit Shtet Islamik është bërë në numrin e fundit të revistës së tij, Dabiq.

Dy shtetasit e dyshuar irakianë janë identifikuar me nofkat Ukashah al-Iraqi dhe Ali al-Iraqi.

Sulmet e 13 nëntorit në një sallë koncertesh në Paris, në bare, restorante dhe pranë stadiumit të futbollit kanë lënë të vrarë 130 persona.

Dy të dyshuar, Salah Abdeslam dhe Mohamed Abrini, janë ende në arrati.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në Evropë që nga bombardimet në Madrid në vitin 2004.

XS
SM
MD
LG