Ndërlidhjet

logo-print

Veseli kërkon të qartësohet rasti i Sami Lushtakut


Sami Lushtaku

Sami Lushtaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen shëndetësore të Sami Lushtakut, i dënuar me 12 vjet burg për krime lufte.

Lushtaku aktualisht është në grevë urie.

Ai është futur në grevë në burgun e sigurisë së lartë, duke pretenduar se nuk po i ofrohet trajtim adekuat shëndetësor.

Për këtë rast, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar që të bëhen hetime adekuate.

“Të drejtat dhe liritë e individit janë të pacenueshme në Republikën e Kosovës. Kërkoj nga institucionet përkatëse, si dhe raportuesit e pavarur të shoqërisë civile, si Këshilli për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Amnesty International, që të qartësojnë nëse në rastin e zotit Lushtaku këto të drejta dhe liri nuk janë respektuar”, thuhet në deklaratën e Veselit.

Lushtaku është kryetar i Komunës së Skënderajt dhe është i njohur edhe si një prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

XS
SM
MD
LG