Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit dënon sulmin në ambasadën saudite


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran, duke thënë se ka qenë “shumë i keq” dhe i gabuar.

Sulmi ka ndodhur në fillim të janarit.

Khameni ka thënë se ai ka qenë edhe kundër Iranit, edhe kundër Islamit.

Protestuesit kanë sulmuar ambasadën menjëherë pasi Arabia Saudite ka ekzekutuar një klerik shiit, më 2 janar.

Arabia Saudite, Bahrejni dhe Sudani kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me Iranin, pas dhunës në ambasadë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë reduktuar marrëdhëniet me Teheranin, ndërsa Kuvajti ka tërhequr ambasadorin.

Më herët, Khamenei ka thënë se zyrtarët sauditë “nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të ketë hakmarrje hyjnore” për vrasjen e klerikut Nimr al-Nimr.

Qeveria e Iranit ka thënë se sulmi në ambasadë është “i dyshimtë” dhe “në favor të politikave të Arabisë Saudite”.

XS
SM
MD
LG