Ndërlidhjet

Në Kosovë, më 2015, 808 raste të reja me kancer


Ilustrim
Ilustrim

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2015, ka pasur gjithsej 808 raste të reja me sëmundje malinje, numër ky afërsisht i njëjtë me vitet e kaluara, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media.

Nga rastet e përgjithshme, vijon komunikata, 204 kanë qenë me sëmundje malinje të gjirit, 152 të mushkërive, 155 të traktit gastrointestinal, 166 urogjenital dhe gjinekologjike, 131 kokë-qafë, indet e buta, sistemi nervor qendror dhe të tjera.

Sa i përket shërbimit të kimioterapisë, janë trajtuar 120-210 pacientë në ditë.

XS
SM
MD
LG