Ndërlidhjet

logo-print

Sulm pranë ambasadës ruse në Kabul


Kabul, 20 janar 2016.

Kabul, 20 janar 2016.

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë ambasadës ruse në Kabul.

Raportet e mediave afgane thonë se së paku pesë njerëz janë vrarë.

Ambasada ruse ka thënë se asnjë punonjës i saj nuk është plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Najib Danish, ka konfirmuar se sulmi ka qenë shpërthim vetëvrasës.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët afganë.

XS
SM
MD
LG