Ndërlidhjet

Kroacia vazhdon mbështetjen për Kosovën


Prishtinë, 20 janar 2016.
Prishtinë, 20 janar 2016.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e cila ka dorëzuar letrat kredenciale.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike, thuhet në komunikatën për media, të lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Sipas së njëjtës, ambasadorja Kapitanoviq ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG