Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin në Pakistan


Çersada, Pakistan

Çersada, Pakistan

Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin e së mërkurës në një universitet të Pakistanit, i cili ka vrarë së paku 20 veta.

Militantët kanë hyrë në Universitetin Baça Kan, në qytetin Çersada, duke qëlluar nxënësit.

Mbi 50 veta kanë mbetur të plagosur.

"Ne e dënojmë këtë sulm në termat më të fuqishëm të mundshëm”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz.

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shefi i policisë rajonale, Saeed Wazir, ka thënë se shumica e studentëve janë qëlluar për vdekje në kampusin për djem.

Sulmi në provincën Khiber Pakhtunkhva ka ngjallur kujtimet e sulmit të dhjetorit 2014, në një shkollë ushtarake në qytetin Peshauar, ku kanë mbetur të vdekur 144 studentë.

Lexoni edhe këtë:

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një universitet pakistanez

XS
SM
MD
LG