Ndërlidhjet

2015 ka “shpartalluar” rekordet e mëparshme të temperaturave


Ilustrim

Ilustrim

Temperaturat globale në vitin 2015 kanë qenë më të nxehtat në histori, bëjnë të ditur të dhënat që kanë publikuar meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara.

Zyra Meteorologjike në Londër ka treguar se 2015-ta ka qenë për 0.7 gradë Celsius më e nxehtë se mesatarja afatgjate në periudhën 1961-1990.

Sipas të dhënave amerikane, viti 2015 ka “shpartalluar” rekordet e mëparshme me një diferencë të gjerë.

Të dhënat e prodhuara nga Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) dhe Administrata e Oqeanisë dhe Atmosferës tregojnë se 2015-ta ka thyer rekordin e vendosur në vitin 2014 me 0.13 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se temepraturat rekorde janë shënuar si pasojë e kombinimit të fenomenit El Nino dhe ngrohjes së shkaktuar nga njeriu.

El Nino ndodh çdo shtatë apo tetë vjet, shkaktohet nga uji i ngrohtë në Oqeanin Paqësor dhe dikton ciklin e temperaturave të larta dhe të ulëta.

XS
SM
MD
LG