Ndërlidhjet

Khadija dhe oferta e Clooneyt


Kontribuesja e burgosur e Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova, po shqyrton një ofertë për përfaqësim ligjor nga avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney. Gruaja e yllit të Hollywood-it, George Clooney, më herët është marrë me raste të shquara në Egjipt, Armeni dhe Maldive. Ismayilova është dënuar në shtator të vitit 2015 me shtatë vjet e gjysmë burg. Ajo është akuzuar për shpifje dhe evazion fiskal, por këto akuza shihen si të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG