Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet mbrojtje më e madhe e grave refugjate në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Tri agjenci të ndihmës u kanë bërë thirrje vendeve evropiane të ndihmojnë në parandalimin e abuzimit seksual të grave dhe vajzave në kampet e refugjatëve.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, Fondi i Popullsisë i OKB-së dhe Komisioni i Grave për Refugjatë kanë thënë se hulumtimet në terren kanë treguar se gratë janë të pambrojtura ndaj dhunës seksuale dhe abuzimeve të tjera gjatë udhëtimit të tyre për në Evropë.

Në një raport të publikuar të mërkurën, agjencitë kanë akuzuar qeveritë, grupet e ndihmës dhe Bashkimin Evropian për dështim në parandalimin apo reagimin e duhur ndaj sulmeve të tilla.

Ato kanë përmendur mungesën e ndarjes gjinore dhe të objekteve të sigurta larëse në qendrat për pranimin e refugjatëve.

Raporti po ashtu thekson se disa gra që kanë udhëtuar të vetme, janë martuar me qëllim sigurimin e mbrojtjes.

Mbi një milion refugjatë, kryesisht të ikur nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme, kanë arritur në Evropë vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG