Ndërlidhjet

Dhjetë të lënduar nga protestat në Moldavi


Pamje nga protesta e 20 janarit në Moldavi
Pamje nga protesta e 20 janarit në Moldavi

Raportet nga Kishinau bëjnë me dije se dhjetë persona janë lënduar dhe po trajtohen në spital në kryeqytetin e Moldavisë, pasi dhjetëra protestues shkurtimisht kanë depërtuar në parlament teksa po protestonin të mërkurën duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Protestuesit e kanë sulmuar hyrjen e ndërtesës së parlamentit pasi ligjvënësit e kanë votuar qeverinë e re pro-evropiane.

Shtatë policë dhe tre protestues, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i përkohshëm Mihai Ghimpu dhe udhëheqësi i platformës “Dinjiteti dhe e vërteta”, Chiril Motpan, janë në mesin e të lënduarve.

Motpan, një ish-sektetar për media në Ministrinë e Brendshme të Moldavisë, pasi që është lënduar vetë, iu ka bërë thirrje protestuesve që ta ndërpresin protestën.

Kabineti i ri i miratuar të mërkurën nga parlamenti udhëhiqet nga Pavel Filip, nënkryetar i partisë demokratike.

Që nga rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Valeriu Strelet, në tetor të vitit të kaluar, për shkak të një skandali bankar, dy përpjekje për zgjedhjen e kryeministrit të ri kanë dështuar.

XS
SM
MD
LG