Ndërlidhjet

logo-print

Vlera e valutës ruse ka pësuar rënie duke shënuar një rekord të ri më 21 janar.

Vlera e rublës ka rënë në 84 rubla për një dollar amerikan.

Rubla, valutë e cila ka pësuar goditje në tetëmbëdhjetë muajt e fundit për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore për shkak të veprimeve të Kremlinit në Ukrainë, është dobësuar edhe kundrejt valutës evropiane Euro, në më shumë se 92 rubla për një euro.

Rënia e vlerës së rublës vjen derisa çmimet globale të naftës vazhdojnë të bien edhe për shkak të heqjes së sanksioneve ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG