Ndërlidhjet

Ivanoviq dënohet me nëntë vjet burg


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vjet burg.

Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës ku edhe janë mbajtur seancat ndaj Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë të akuzuar njashtu për krime lufte, Dragolub Delibashiq, Illija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Alaksandar Llazoviq.

Aktgjykimi është shpallur nën masa të shtuara të sigurisë.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG