Ndërlidhjet

Putini “me sa duket e ka miratuar” vrasjen e Litvinenkos


Ish-agjenti rus, Aleksandr Litvinenko
Ish-agjenti rus, Aleksandr Litvinenko

Një hetim britanik ka ardhur në përfundim se qeveria ruse qëndron pas helmimit që ka çuar në vdekjen e ish-agjentit rus Aleksandr Litvinenko, në vitin 2016.

Sipas gjyqtarit hetues që e ka publikuar sot raportin, Robert Owen, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, “me sa duket e ka miratuar” vrasjen e tij.

Publikimi i sotëm bën me dije se ekziston një “propabilitet i fortë” se helmimi i ish-agjentit rus ishte bërë nga shtetasit rusë Dmitry Kovtun dhe Andrei Lugovoi, të cilët kanë vepruar sipas urdhërave të Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi (FSB).

Zyra e kryeministrit David Cameron, ka njoftuar se qeveria britanike është duke shqyrtuar hapat e ardhshëm pas publikimit të raportit.

E veja e Aleksandr Litvinenko, Marina, tha sot se Cameroon duhet të vendosë sanksione ekonomike dhe t’ua ndaloj udhëtimet personave të përmendur në raport si dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas publikimit të gjetjeve të gjyqtarit Owen, zyrtarët në Rusi janë zotuar se nuk do t’i ekstradojnë për gjykim Kovtun dhe Lugovoin.

Lexoni edhe këtë:

Rusia “qëndron” pas vrasjes së Litvinenkos

XS
SM
MD
LG