Ndërlidhjet

Pakistani në zi pas sulmit të talibanëve në universitet


Universiteti Bacha Khan

Universiteti Bacha Khan

Pakistani sot është në zi pas sulmeve nga militantët në universitetit në provincën Khyber Pakhtunkhua ku kanë mbetur të vdekur dhjetëra studentë dhe mësimdhënës si dhe katër personat e armatosur.

Numri i të vdekurve në universitetin Bacha Khan në qytetin Çarsada ka arritur në njëzetenjë pasi që një student ka vdekur më vonë si rezultat i plagëve të marra gjatë sulmit.

Flamujt në ndërtesat zyrtare dhe në parlamentin e Pakistanit janë vënë në gjysmështizë ndërsa policia i ka shtuar masat e sigurisë përreth universitetit dhe përgjithëshit në provincën ku ka ndodhur sulmi.

Universiteti Bacha Khan si dhe një shkollë në afërsi të këtij universiteti janë mbyllur që nga dita e djeshme.

Një fraksion i shkëputur i talibanëve pakistanezë e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lexoni edhe këtë:

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një universitet pakistanez

XS
SM
MD
LG