Ndërlidhjet

logo-print

Koalicioni godet caqe të IS-it në Siri e Irak


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri dhe Irak, ka njoftuar sot se gjatë të mërkurës i kanë kryer 16 sulme kundër caqeve të militantëve.

Përmes një deklarate të lëshuar, koalicioni ka njoftuar se nga 15 sulmet në shtatë qytete të Irakut, 14 pozicione të militantëve janë shkatërruar në Sinjar.

Sulmet nga ajri gjithashtu, sipas koalicionit, kanë goditur edhe depo armësh.

Në deklaratë është bërë me dije se nga sulmet ajrore në Dayr Ar Zawr të Sirisë, janë shkatërruar katër pajisje transporti që po shfrytëzoheshin nga militantët.

XS
SM
MD
LG