Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në kryeqytetin moldav


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra njerëz i kanë vazhduar sot protestat kundër qeverisë në Kishinau të Moldavisë, një ditë pasi që disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit, pas miratimit të qeverisë pro-evropiane.

Rreth 7 mijë persona janë mbledhur sot para ndërtesës së qeverisë dhe parlamentit për të protestuar kundër kryeministrit të posazgjedhur, Pavel Filip dhe kabinetit të tij, të cilët janë zgjedhur një ditë më parë.

Të mërkurën, dhjetëra proitestues pas përleshjeve me policinë kanë arritur të hyjnë në objektin e parlamentit moldav.

Protestuesit janë ndaluar nga policia dhe nga përleshjet janë lënduar dhjetë persona, shtatë policë dhe tre protestues.

Lexoni edhe këtë:

Dhjetë të lënduar nga protestat në Moldavi

XS
SM
MD
LG