Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Bisedimet për Sirinë mund të shtyhen “një ditë ose dy”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot në Zvicër se bisedimet e parapara për javën e ardhshme në mes të përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe grupeve opozitare, ka gjasë që të shtyhen “një ditë ose dy”.

Kerry ka thënë se bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara do të shtyhen në mënyrë që t'u dërgohen ftesat pjesëmarrësve në bisedime.

Mëngjesin e sotëm, Kerry është takuar me të dërguarin e OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, i cili është i thirrur për ta bindur qeverinë siriane dhe grupet opozitare që të marrin pjesë në bisedime.

“Kur themi shtyerje, kjo mund të marr një ditë ose dy ditë për dërgimin e ftesave, por nuk do të jetë një shtyerje fundamentale”, ka thënë Kerry para gazetarëve në Zvicër, pak para se ta filloj takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Forumin Ekonomik Botëror.

“Procesi do të nisë më 25 janar dhe palët do të jenë së bashku për të parë se ku jemi”, ka thënë Kerry duke iu referuar bisedimeve për Sirinë.

Gjatë ditës së djeshme, pikërisht për këtë çështje, Kerry është takuar me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

“Ne nuk kemi synime që për t’i shtyrë bisedimet nga janari në shkurt”, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG