Ndërlidhjet

Urdhër-arrest për udhëheqësin e tatarëve të Krimesë


Udhëheqësi i tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev

Udhëheqësi i tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev

Një gjykatë në gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia, Krime, ka lëshuar urdhër-arrest për liderin veteran të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Gjykata e Qarkut e Kievit me seli në Simferopol, e ka lëshuar urdhërarrestin më 21 janar dhe e ka shtuar emrin e tij në listën e të kërkuarve, duke thënë se tri hetime janë duke u zhvilluar përkitazi me aktivitetet e tij.

Detajet në lidhje me hetimet ndaj tij nuk janë bërë publike.

Në prill të vitit 2014, vetëm disa javë pasi Rusia e ka aneksuar gadishullin Krimea, autoritetet ruse ia kanë ndaluar Mustafa Dzhemilevit hyrjen në atë rajon për pesë vite.

Mustafa Dzhemilev, një ligjvënës ukrainas dhe një aktivist i shquar në mesin e tatarëve të Krimesë ka thënë se popullsia vendase e Krimesë kurrë nuk do ta njoh aneksimin e gadishullit nga Moska.

Dzhemilev, 72 vjeçar, është i njohur për aktivitetet e tij në fushën e të drejtave të njeriut në epokën sovjetike. Ai i ka vuajtur gjashtë dënime në burgjet sovjetike nga viti 1966 deri në vitin 1986.

XS
SM
MD
LG