Ndërlidhjet

Gazetarja Ismayilova përfaqësohet nga avokatja Clooney


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Gazetarja e burgosur, Khadija Ismayilova, ka konfirmuar se ajo do të përfaqësohet nga , Amal Clooney, në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Fariz Namazli, avokat i gazetares Ismayilova, tha se reporterja e burgosur është pajtuar ta pranoj ofertën e zonjës Clooney, për shkak të guximit që ajo ka treguar derisa e ka mbrojtur gazetarin e rrjetit Al-Jazeera, Mohamed Fahmy, në vitin 2014, kur ai ishte arrestuar në Egjipt.

Nisma për Mbrojtje Juridike të Mediave (MLDI) ka njoftuar dje se Amal Clooney, bashkëshortja e aktorit të Hollivudit, George Clooney, do ta përfaqësoj Ismayilovën së bashku me drejtoreshën e MDLI-së, Nani Jansen, në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut, në rastin për arrestimin e gazetares Ismayilova në vitin 2014 dhe burgosjen e saj nga autoritetet në Azerbajxhan.

Ismayilova është dënuar me 7.5 vjet burg në shtator të vitit 2015, për akuza që gjërësisht janë parë si të pabaza dhe në shenjë të hakmarrjes për raportimet e saj, ku anëtarët e familjes së presidentit të Azerbajxhanit, Ilhan Aliyev, ndërlidhen me biznese të mëdha dhe pasuri të patundshme.

XS
SM
MD
LG