Ndërlidhjet

Kirgizi: Polici akuzohet se terroristëve u ka shitur armë


Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi

Pamje nga kryeqyteti Bishkek në Kirgizi

Komiteti shtetëror për sigurinë kombëtare në Kirgizi ka njoftuar sot se një oficer i policisë është arrestuar para disa ditësh në rajonin jugor, Xhalalabad, pasi një terrorist i dyshuar, që ishte burgosur me armatim dhe municion, e ka përmendur emrin e oficerit si shitës të armatimit.

Autoritetet e Kirgizisë kanë shprehur shqetësime për rritjen e numrit të sulmeve kundër policisë, që janë kryer nga ekstremistët islamikë gjatë muajve të fundit.

Autoritetet në këtë vend me popullatë shumicë myslimane thonë se qindra shtetas të tyre kanë luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik dhe ekstremistët e tjerë në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG