Ndërlidhjet

Nga Maqedonia në Serbi kanë hyrë 154 migrantë


Migrantët duke e kaluar kufirin nga Maqedonia në Serbi afër fshatit Miratovc më 18 janar të këtij viti

Migrantët duke e kaluar kufirin nga Maqedonia në Serbi afër fshatit Miratovc më 18 janar të këtij viti

Prej mesnatës nga Serbia në Maqedoni kanë hyrë 154 migrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa arsye e zvogëlimit të numrit të refugjatëve është bllokada e kufirit Greqi – Maqedoni, e cila po zgjatë prej të martës, ka deklaruar sot përfaqësuesja për shtyp e zyrës së UNHCR-së në Serbi, Mirjana Milenkovski,

Ajo tha se Maqedonia sot para dite pjesërisht e ka hapur kufirin me Greqinë dhe se ishte paralajmëruar se nga Gjevgjelia sot pasdite do të nisej një tren me afro 500 migrantë, për në kalimin kufitar në Tabanovci në Serbi.

“Të mërkurën për 24 orë nga Maqedonia në Serbi, afër Preshevës, kanë kaluar 1,064 migrantë, derisa nga Bullgaria në Serbi kanë hyrë 49 refugjatë”, tha Milenkovski.

Sipas saj, për të njejtën kohë nga Serbia në Kroaci kanë kaluar 1,808 migrantë.

Sipas mediave në Maqedoni, kufiri me Greqinë është mbyllur të martën, pasi Sllovenia i ka njoftuar autoritetet maqedonase se ka problem me hekurudhën dhe nuk mund t’i transportoj migrantët.

XS
SM
MD
LG