Ndërlidhjet

logo-print

Somali: Nga sulmi i miltantëve – së paku 19 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Somali

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Somali

Policia në Somali thotë se militantët islamikë i kanë vrarë së paku 19 vetë gjatë një sulmi të mbrëmshëm në një restorant të popullarizuar në kryeqytetin, Mogadishu.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi al-Shabab i ndërlidhur me al-Kaidën.

Pesë persona të armatosur kanë depërtuar me dhunë në restorant, pasi i aktivizuan dy bomba, me ç’rast u zhvillua edhe një betejë e përgjakshme me forcat e sigurisë së Somalisë.

“Ata i vranë së paku 19 njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra”, tha oficeri policor, Mohamed Abdirahman, raporton AFP.

Këtë sulm të militantëve ai e ka përshkruar si “barbar dhe brutal kundër civilëve të pafajshëm”.

Një tjetër oficer policie, i cituar nga agjencia AP, tha se forcat e sigurisë e kishin marrë kontrollin ndaj këtij restoranti, pak para agimit të sotëm.

XS
SM
MD
LG