Ndërlidhjet

SHBA: Shtyhen planet për tërheqjen e aeroplanit sulmues


Pamje e aeroplanëve luftarakë të Shteteve të Bashkuara të grupit A-10
Pamje e aeroplanëve luftarakë të Shteteve të Bashkuara të grupit A-10

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan thotë se për shkak të ngritjes së grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe “Rusisë së ripërtrirë”, ka ndikuar që Forca ajrore e Shteteve të Bashkuara t’i shtyjë planet për “pensionimin” e aeroplanëve sulmues.

Zyrtarë të Forcës ajrore janë përpjekur gjatë dy viteve të fundit që ta tërheqin aeroplanin luftarak, A-10 Warthog, që ishte dërguar në misionin luftarak në Irak dhe Afganistan, dhe aktualisht kundër militantëve të IS-it në Siri.

Por, zëvendësshefi i Shtatmadhorisë së Forcës ajrore, David Goldfein, thotë se planet e këtilla janë shtyrë për shkak të paraqitjes së IS-it dhe forcimit të Rusisë, e cila e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe i ka mbështetur separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG