Ndërlidhjet

logo-print

Obama planifikon samit botëror për refugjatët


Barack Obama në zyrën e tij

Barack Obama në zyrën e tij

Presidenti amerikan, Barack Obama, planifikon ta organizoj një samit për refugjatët globalë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në muajin shtator.

Për këto plane, zoti Obama ka biseduar mbrëmë me telefon me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Qëllimi i takimit të planifikuar është të “sigurohet përkushtim i ri dhe konkret për zgjerimin e mundësive për refugjatët në gjithë botën dhe mbështetje për shtetet në linjën e parë të frontit”, theksohet në kumtesë.

Obama dhe Merkel, mëtutje, janë pajtuar se një konferencë e donatorëve që do të mbahet muajin e ardhshëm në Londër, është mundësi për “nxitjen e përpjekjeve globale” për shqyrtimin e krizës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

XS
SM
MD
LG