Ndërlidhjet

Greqi: Nga fundosja e anijeve – 21 migrantë të vdekur


Migrantët nga Siria gjatë ludnrimit të tyre për në ujëdhesat e Greqisë
Migrantët nga Siria gjatë ludnrimit të tyre për në ujëdhesat e Greqisë

Së paku 21 migrantë janë vrarë në dy anije të fundosura në bregdetin e Greqisë.

Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar sot se një anije me 48 udhëtarë është fundosur herët në mëngjes afër ishullit Farmakonisi. Shtatë trupa të pajetë janë gjetur, ndërsa udhëtarët e tjerë kanë shpëtuar. Roja bregdetare e ka shpëtuar një vajzë, ndërsa 40 vetë të tjerë ishin në gjendje t’i afrohen bregut.

Po ashtu sot, afër ishullit Kalolimnos, është fundosur një anije me numër të pacaktaur të njerëzve.

Autoritetet i kanë shpëtuar 26 njerëz dhe i kanë gjetur 14 trupa të pajetë. Operacionet e kërkim – shpëtimit po vazhdojnë.

Mijëra migrantë dhe refugjatë, shumica prej tyre nga Siria e shkatërruar nga lufta, kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme nga Turqia për në Greqi, gjatë muajve të fundit, me shpresë se do të arrijnë strehim në Bashkimin Evropian.

Udhëtimet e tyre bëhen edhe më të rrezikshme nga kushtet klimatike dimërore.

XS
SM
MD
LG