Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore: Studenti arrestohet për “aktivitete armiqësore”


Pamje nga kryeqyteti Phenian në Korenë Veriore

Pamje nga kryeqyteti Phenian në Korenë Veriore

Autoritetet në Korenë Veriore kanë njoftuar për arrestimin e një studenti nga Shtetet e Bashkuara, i dyshuar për “aktivitete armiqësore”.

Studenti, i identifikuar si Frederick Otto Warmbier, nga Unviersiteti në Virxhina, është akuzuar se ka hyrë në Korenë Veriore “me qëllim të lëkundjes së themelit të unitetit të vendit me direktivë të qeverisë së SHBA-ve”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar sot.

Ky arrestim u bë derisa tensionet janë të larta për shkak se Pheniani, më herët këtë muaj, e kreu provën e katërt të armatimit atomik.

Koreja Jugore ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të miratoj sanksione të reja për shkak të këtyre provave, për të cilat Seuli thotë se paraqesin shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG