Ndërlidhjet

Rusi: Divizione të reja ushtarake si përgjigje ndaj NATO-s


Pamje nga një stërvitje e pjesëtarëve të ushtrisë ruse

Pamje nga një stërvitje e pjesëtarëve të ushtrisë ruse

Rusia do t’i formoj katër divizione të reja të forcave ushtarake tokësore në vitin 2016, në përgjigje të ushtrimeve ushtarake të “intesifikuara” të NATO-s.

Gjenerali rus, Oleg Salyukov, u tha dje gazetarëve në Moskë se “formimi i divizioneve të reja është një nga masat që do të ndërmerren në përgjigje të ushtrimeve të intensifikuara të vendeve të NATO-s, që i kemi parë gjatë kohëve të fundit”.

Njëri nga divizionet e reja do të vendoset së bashku me grupin qendror të ushtrisë, ndërsa tri të tjera do të jenë së bashku me grupin perëndimor të forcave ushtarake.

Salyukov tha se Rusia do t’i ndërmerr 7 ushtrime të përbashkëta ushtarake me vendet e jashtme gjatë vitit 2016, përfshirë edhe ushtrimin e parë që ndonjëherë është mbajtur me Pakistanin dhe Vietnamin.

Ai theksoi se aktualisht nuk ka forca ruse në terren në gadishullin Krime në Detin e Zi të Ukrainë, që ishte aneksuar nga Rusia në vitin 2014, por ato mund të dërgohen atje për një kohë të shkurtër nëse urdhërohet.

XS
SM
MD
LG